Luan Kapri dhe “Gëzimi i Kashtës” rekord abuzimesh, rrëmbejnë 1 mld lekë në Përrenjas për plehra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luan Kapri dhe “Gëzimi i Kashtës” rekord abuzimesh, rrëmbejnë 1 mld lekë në Përrenjas për plehra

15:06 | 22/03/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

1 miliard lekë do të japë bashkia Përrenjas, nën drejtimin e Nuri Belbës, për transportimin e mbetjeve në metalurgjikun e Elbasanit. Sikur të mos mjaftonte që po shpenzohet kjo shumë e madhe për mbeturina, tenderi është bërë në shkelje të ligjit dhe i është dhënë një nga kompanive me më shumë skandale dhe abuzime në vend.

Bëhet fjalë për tenderin me numrin e referencës REF-19772-02-16-2022 dhe që ka si fond limit shumën prej 9,957,838 lekë të reja pa TVSH. Pikërisht nga fondi i vënë në dispozicion fillon shkelja, pasi ligji kërkon që të merren parasysh ofertat me vlerën më të ulët nga fondi limit, por Belba ka skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë me oferta rreth 9 milionë lekë dhe ka pranuar ofertën e Luan Kaprit dhe Gëzim Salillarit “Gëzimi i Kashtës” me kompaninë “Rej shpk”, i cili ka paraqitur ofertën  prej 9.5 milionë lekësh, pra 95% sa fondi limit.

Por, duke skualifikuar kompanitë e tjera pa arsye komfort ligjit dhe duke shpallur fituese kompaninë e Luan Kaprit me ofertë të shtrenjtë, Belba e ka mbyllur këtë tender pa zhvilluar një garë të mirëfilltë. Pasi në garë kanë marrë pjesë kompania “Rej Shpk” e Luan Kaprit dhe kompania  “SARK shpk”. Por Bashkia Përrenjas  e ka skualifikuar këtë të fundit me justifikim se nuk ka përcaktuar numrin e punonjësve dhe nuk ka dorëzuar dokumente për ekspertin që do të merret me transportimin e mbeturina. Kështu në garë ka mbetur vetë kompania e Luan Kaprit dhe 1 miliard lekë u hodhën në plehra ne shkelje të hapur të ligjit. Prandaj ky tender renditet tek kontratat me “red flag” pasi ka cenuar konkurrencën në pikën e fondit limit dhe mos zhvillimit të garës, duke krijuar mundësi për abuzime.

Read more

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

 

Raste të tjera abuzimesh

Nuk është hera e parë që kompania e Luan Kaprit merr tenderë në këtë formë. Pasi 5 muaj më parë Gijotina.com ka publikuar një tjetër rast, kur kjo kompani ka fituar tenderin për pastrimin e Pogradecit, ku bëhej fjalë për 500 mln lekë. Edhe në atë kohë kompanitë e tjera janë skualifikuar dhe Kapri ka marrë tenderin në mënyrë abuzive.  Në atë kohë shkelet u evidentuan dhe nga vetë Agjencia e Prokurimit Publik e cila e anuloi këtë tender.  Madje, APP thekson se  gjatë këtij viti i ka kërkuar dy herë kompanisë  “Rej” informacione mbi tenderin dhe dokumentacionet e aplikimit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, për këtë arsye kanë filluar hetimet rreth tenderit dhe vetë kompanisë.

Tjetër skandal i kësaj kompanie regjistrohet në vitin 2021. Pasi në atë kohë, ‘Rej” shpk ka përfituar në shkelje të rregulloreve edhe një tjetër tender në Lushnje, po për pastrimin e  qytetit. Në mars të këtij viti, Bashkia Lushnje  ka organizuar tenderin  me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Lushnje”,  për të cilin është paguar  31.409.034 lekë pa TVSH.  Edhe në këtë tender kompanitë me vlerën më të ulët janë skualifikuar, dhe fituese është shpallur kompania “Rej” me ofertë 27,446.311 lekë. Pra dyshja Kapri-Salillari nuk ndalen së vjedhur, sidomos në Juglindje të vendit, janë më të privilegjuarit./Gijotina.com/

Etiketa: abuzimeGezim SalillariLuan Kapriprrenjastender

Të Lidhura

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Para
“Hirushja” nga Lezha/ Dikur e varfër, sot zgjidhet “Mrs Michigan America 2022”

"Hirushja" nga Lezha/ Dikur e varfër, sot zgjidhet “Mrs Michigan America 2022”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com