Ambasadori Amerikan merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj
“Tregoni se mund të bëni drejtësi pa para, pa ndikim politik dhe frikë nga kriminelët e rrezikshëm”, është shprehur ambasadori Donald Lu, gjatë ceremonisë së diplomimit të magjistratëve të rinj.
Lu në fjalën e tij është shprehur se koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar.
Ambasadori Lu ka bërë thirrje që të zbatohet reforma sepse në këtë mënyrë mund tu tregohet njerëzve respekti për ta.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryeprokuri Adriatik Llala, ambasdori amerikan në Tiranë Donald Lu dhe Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.