Përmes një deklarate për mediat, deputetja e LSI, Floida Kërpaci u shpreh se nesër Kuvendi fillon diskutimet mbi amendamentet ligjore të paraqitura nga LSI, reflektuese të kërkesave të studentëve.
Kërpaçi tha se kryeministri i ka mashtruar studentët duke thënë se ka plotësuar kërkesat e tyre dhe se ka alokuar fond për arsimin e lartë, ndërsa hap ekspozitë në Berlin me pikturat e tij.
“E ndërkohë që studentët nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta, Kryeministri hap ekspozitë me pikturat e tij. Çdo veprim i deritanishëm i Kryeministrit Edi Rama ka qenë fasadë e turpshme dhe synim i errët për të shuar protestën, dhe uzurpuar mendimin e lirë në auditoret universitare dhe lirinë akademike”- tha ndër të tjera Kërpaci.