Në orën 11:00 të paradites së sotme, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë grupin parlamentar.
Mbledhja e LSI pritet të ketë në fokus të diskutimeve shqyrtimin e deklaratës së deputetit të tyre Përparim Spahiu lidhur me reformën në drejtësi, i cilli është shprehur kundër Vetingut nga ndërkombëtarët.
Spahiu rrezikon përjashtimin nga grupi parlamentar i LSI-së.
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një postim në Twitter paralajmëroi se nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se në të parashikohet udhëheqja e procesit të vlerësimit të gjyqtarëve nga ndërkombëtarët.
“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”,shkruan në Twitter deputeti Spahiu.