Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është drejtuar sot me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve teksa thekson se “çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti”.
Sipas letrës së LSI, dërguar sot KQZ-së, çdo deputet i ri i cili pajiset me mandat nga lista shmëemërore është i paligjshëm.
Mes tjerash theksohet se “Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pranojnë mandatin e deputetit”.