Lot dhe përqafime në aeroportin e Detroitit, nëna e 3 fëmijëve dëbohet pas 30 vitesh qëndrimi në SHBA – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lot dhe përqafime në aeroportin e Detroitit, nëna e 3 fëmijëve dëbohet pas 30 vitesh qëndrimi në SHBA

21:00 | 10/11/2017
në Bota
0

Pas 30 vitesh në SHBA, ku rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksa, në Sterling Heights, Zahrija Purovic u deportua dje për në Malin e Zi.

50-vjeçarja nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin gjatë qendrimit të saj në SHBA, nuk ka asnjë të kaluar kriminale dhe kishte shpresa te një mocion për anullimin e deportimit që kishte paraqitur në Gjykatën Federale.

Mirëpo, oficerët e emigracionit e kanë detyruar të paketojë gjërat dhe të blejë një biletë kthimi, si dhe i dhanë një datë paraqitjeje në Aeroportin Detroit Metro.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Dy agjentë të ICE-s po e prisnin kur mbërriti bashkë me miq e familjarë dhe i komunikuan se nuk kishte të drejtë qendrimi dhe e përcollën në avionin e kthimit.

Gjatë ndarjes emocionale, një shoqja e saj e ngushtë që prej 16 vjetësh humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dysheme. Kur e rimori veten u përpoq ta takonte edhe njëherë shoqen e saj por agjentët e ICE-s nuk ia lejuan një lamtumirë të fundit.

Avokatja e saj e quajti deportimin të pakuptimtë dhe shtoi se Zahrija nuk kishte ndonjë lidhje të fortë në Malin e Zi dhe nuk kishte shkuar ndonjëherë aty që kur ishte 19 vjeç.

Një zëdhënës i Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) refuzoi që të komentojë për rastin e saj.
Nuk dihet se pse nuk ia kanë dhënë azilin shumë vite më parë se arkivi i gjykatës është i dëmtuar shpjegoi avokatja Carrie Pastor.

“Çështja e saj nuk është mbyllur ende në Gjykatën e Apelit për Qarkun e Gjashtë. Nuk është marrë ndnjë vendim. Dhe po e dërgojnë në një vend ku nuk ka qenë për 30 vjet. ICE refuzon të presë gjykatën apo as që të presë për operacionin kirurgjik që ka në kalendar”.

Zahrija vuan nga skoliozis dhe ka një takim me kirurgun në 13 nënor pasi mjekimi dhe terapia fizike nuk kishin dhënë rezultat.

Në Malin e Zi, thotë ajo nuk do të ketë asnjë shans shërimi. “Askush nuk kujdeset për të moshuarit në Malin e Zi”, thotë Zahrija.

Shanset e saj për të qendruar në SHBA u rrëzuan se pari në 2001, kur ajo dhe bashkëshorti i thanë dy gjëra të ndryshme gjykatësit të emigracionit.

“Babai tha se ishin martuar me mamin përpara se të vinin këtu”, thotë djali i tyre Arian Purovic, 27 vjeç.

Mirëpo Zahrija i kishte thënë gjykatësit se ishin njohur përmes fotosh dhe telefonatash pasi ajo kishte ardhur në SHBA.

“Kur po ia shpjegonte gjyaktësit, ai ia preu. “Të dy ju po më gënjeni dhe që të dy do të deportoheni për këtë. Arsyeja pse ajo qendroi gjithsesi ishte nevoja për të rritur tre fëmijët që kishte këtu”, thotë Ariani.

Agjentët e ICE-s në aeroport thanë se asaj do t’i ndalohej të hynte në SHBA për 10 vjet, por shtuan se familja mund të aplikojë për një lehtësim të dënimit që të mund të kthehet për t’i vizituar më herët.

Mirëpo kjo lloj kërkese mund të zgjasë më shumë se një vit në proces. Familja është e shokuar nga vendimi.

Djali më i vogël, Elvir Purovic, 23 vjeç, tha se ishte mbajtur pas një shprese të fundit se do ta lejonin të qendronte në vend.

“Është e dhimbshme”, thotë ai. “Trajtohen emigratët e paligjshëm si kriminelë. Ajo është thjesht një numër për të. Është për të ardhur keq. Nuk di çfarë të bëj, po nuk është e drejtë.”

/illyriapress/

Etiketa: detroitMal i ZiSHBAZahrija Purovic

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Një dramë shqiptare, nëna e 3 fëmijëve drejt deportimit nga SHBA: S’dua të iki, ky është vendi im

Një dramë shqiptare, nëna e 3 fëmijëve drejt deportimit nga SHBA: S'dua të iki, ky është vendi im

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

08:28 | 26/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025
Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

07:58 | 26/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

07:42 | 26/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025
  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com