Një hotel 400-vjeçar i qytetit të Londrës, ku strehohen refugjatë ukrainas, përfshirë edhe fëmijë, është shkatërruar nga zjarri gjatë natës, por pa shënuar viktima.
Angel Inn në Midhurst, West Sussex, ishte në mesin e një numri ndërtesash të përfshira nga një flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarri mendohet të ketë shpërthyer pak pas orës 1 të mëngjesit të së enjtes në një pronë në North Street përpara se të përhapej në çatinë e hotelit ngjitur.
Banori lokal Hilton Holloëay, i cili ishte dëshmitar i zjarrit, tha se rreth 30 njerëz, përfshirë disa fëmijë, u evakuuan nga hoteli.
Pavarësisht shkallës dhe ashpërsisë së zjarrit, nuk raportohet për viktima. Rreth 70 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje mëngjesin e sotëm. Shkaku është ende duke u hetuar.
Dhjetë makina zjarrfikëse, një platformë me shkallë ajrore, transportues uji dhe automjet fuoristradë iu përgjigjën incidentit.
Policia e Sussex, e cila dërgoi oficerët në vendngjarje, paralajmëroi se do të kishte mbyllje të rrugëve në zonën lokale.