‘Lombrozianizmi’ i sprasëm i kryeministrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Lombrozianizmi’ i sprasëm i kryeministrit

16:51 | 22/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Genc Pollo

Kryeministri Rama reagoi ndaj arrestimeve në çështjen penale “konçesioni i sterilizimit” dhe publikimin e aktakuzës me një deklaratë ku: falenderonte prokurorinë e gjykatën speciale (SPAK e GjKKO) që punojnë edhe në gusht (kjo pjesë e deklaratës zë vetëm një rresht);  lavdëronte punën e tij dhe të partisë e të qeverisë së tij që bëri të mundur reformën në drejtësi, e si pasojë një ndryshim “si dita me natën” në 100 vitet e fundit (kjo pjesë e deklaratës zë 23 rreshta në kompjuterin tim).

Rama thotë një të vërtetë  kur deklaron  se pa të e pa qeverinë e tij, reforma në drejtësi nuk do të kishte ndodhur. Siç mund të shtonte ndonjë opozitar, se pa votat e PD-së nuk do të ishte amenduar pra reforma nuk do të kishte ndodhur. Por kjo nuk ka shumë domethënie për sa kohë fjalës reformë nuk i jepet një kuptim konkret (semantikisht çdo ndryshim, për mirë ose për keq, është reformë).

Read more

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Dy episode nga “reforma” më vijnë në kujtesë:

Rama shpalli që herët krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (emri është përkthim i FBI-së amerikane) thelbi i të cilës ishte transferimi i tagrit hetimor nga Prokuroria tek Policia e Shtetit e drejtuar nga Saimir Tahiri. Opozita e kundërshtoi në parim (ambasadori amerikan Lu me një shkëmbim të çuditshëm emailesh mes z. Basha e qeverisë, u rrek pa sukses për një kompromis); aleati junior ishte kundra (Spartak Braho asokohe me LSI dhe kryetar komisioni më shpjegoi gjatë një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit se pse kjo nismë nuk duhej miratuar); si përfundim Gjykata Kushetuese (e pa vetinguar) e  shpalli ligjin jo kushtetues dhe e shfuqizoi atë.

Një detaj jo shumë i debatuar nga projekti i parë reformës ishte se Kryeministri (dhe shefi i  PS) do të emëronte e shkarkonte anëtarët e Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit që mbikqyr vetingun. Autorët e tekstit nuk e kishin parë me vend t’ja veshnin këtë kompetencë ndonië organi më pak të politizuar (Ky detaj e shumë të tjerë, çuditërisht të përkrahur nga konsulentët e Brukselit dhe nga ca diplomatë në Tiranë, u refuzuan nga Komisioni i Venecias).

Sa më lart janë vetëm dy dëshmi që dëftejnë vullnetin për të ndikuar e kapur në embrion të porsakrijuarat organe të drejtësisë. Që të jemi të qartë: dëshira për të ndikuar sistemin gjyqësor nuk është eksluzivitet i Ramës, partisë e qeverisë së tij; as në vendin tonë e as më gjerë. Sa ja ka arritur Rama & co të kapin drejtësinë është debat që vazhdon. Episodi i fundit me SPAKun që nuk e ngriti dot vetë stekën e akuzës mbi nivelin zv.ministër megjithëse provat e një hetimi të paplotë e sugjeronin këtë, mund të shërbejë në këtë debat.

Por në këtë gusht kemi gjyqësorin që konfirmoi si zullum një nga “krenaritë” e Ramës. E konfirmoi jo me fjalime si opozita e apo me raporte si KLSh, por me pranga. Dhe tashti, vetëm tashti, Rama e falenderon atë. Kush mendon se kjo është një hipokrizi trashamane është i lirë ta thotë. Kush mendon se Rama në  v. 2014-2018 krahas punës pasionante për të bërë PPP megakorruptive njëkohësisht punonte me zell për organe drejtësie që do të godisnin megakorrupsionin e tyre është gjithashtu i lirë t’a thotë. Fundja nuk është e thënë që sofistët e budallenjtë të sosen në këtë dynjá.

Por deklarata 24-rreshta e Ramës si me falenderimin e shkurtër ndaj SPAK & GjKKO si me vetëlavdërimin e gjatë dhe megaloman sjell në vëmendje një aspekt tjetër e më të rëndësishëm. Në pamje të parë duket si paaftësi për të marrë përgjegjësi: ashtu si dhe me inceneratorët pak javë më parë Rama nuk gjen përgjegjësi tek vetja e tek vartësit; e aq më pak i shkon mendja për pasoja nga kjo përgjegjësi.

Sipas aktakuzës të “inceneratorëve” dolën të përfshirë deri diku një ministër e një deputet i tij.   Madje edhe një shef juridik i tij sot kryeinspektor i gjyqësorit. As atyre vetë e as shefit nuk u shkoi mendja për ndonjë tërheqje a pezullim të paktën deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Me “sterilizimin” situata është më e rëndë: GjKKO sugjeron përgjegjësinë penale të ish ministrit IB. Rama që e ka vartës direkt as që e përmend këtë. Vetë ish ministri ka padyshim të drejtën personale të deklarohet i pafajshëm e të drejtën procedurale të mbrohet edhe me avokat në një proces gjyqësor. Por “drejtësia” moralo-politike, ndryshe nga drejtësia e gjyqësorit, do të insistonte që deri në fund të gjyqit IB të mos mbante ofiqin aktual ku menaxhon miliona të taksapaguesve të huaj e vendas. Por IB e shefi i tij nuk e kanë këtë shqisë; nëse e kanë patur ndonjëherë.

Më  shumë se paaftësia për të marrë përgjegjësi në deklaratën e Ramës të trondit mënyra subliminale sesi paraqitet domosdoshmëria që qeveria të shtrëngohet e korrigjohet nga gjyqësori; dhe kjo të ndodhë sistematikisht! Përsëri jepet idea se qeveria është a priori e orientuar drejt keqbërjes dhe shkeljes së normës  morale e ligjore. Pra nuk është në parim një organ politik  që siguron mirëqeverisjen në favor të popullit siç njihet konsensualisht në politologji. Por një qenie gjenetikisht kriminale e që dallohet nga nga të tjerat prej formës së kafkës apo trashësisë së nofullave, siç teorizonte Lombroso para 150 vjetësh.

The post ‘Lombrozianizmi’ i sprasëm i kryeministrit appeared first on 27.

Të Lidhura

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

nga 27
10:03 | 06/04/2026
0

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se rritja e çmimeve të...

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Para
Sulmi rus në Pokrovsk, të paktën 7 të vdekur dhe 57 të plagosur –

Ukraina çliron qytezën strategjike, Rusia shënjestron civilët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

10:03 | 06/04/2026
Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –
  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –
  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com