“Lola” në Nigeri dhe “Drita” në Amerikë, çfarë bëjnë sot aktorët e “Njerëz dhe Fate” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lola” në Nigeri dhe “Drita” në Amerikë, çfarë bëjnë sot aktorët e “Njerëz dhe Fate”

21:17 | 15/03/2022
në Shqiperi
0

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” ishte një telenovelë e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku, jo vetëm se ishte telenovela e parë, por edhe për shkak të historisë që ajo kishte, duke pasqyruar realitetin shqiptarë të asaj kohe. Ishin vitet 2002-2003 kur, “Njerëz dhe Fate” mbërtheu para ekranit të gjithë shqiptarët. Historia tragjike e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e kohës, si dhuna në familje, trafikimi apo droga, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve që hasnin të njëjtat probleme të atë kohë. Asokohe u fol në media se “Njerëz dhe Fate” nuk do të kishte vetëm 20 seri, por edhe dy episode të tjerë, që deri tani duket se kanë mbetur ëndërr në sirtar… Po ku janë sot aktorët dhe personazhet tuaj të preferuar: Flori, Era, Lola, Durimi, Betimi, Xhema, Didi, Bosi, etj?

Robert Ndrenika

Të kesh pjesë të kastit një prej emrave më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, atëherë gjysmën e suksesit e ke të garantuar. Kështu ndodhi edhe me Robert Ndrenikën, i cili ishte pjesë e padisktuar e suksesit të kësaj telenovele. Ai interpretonte rolin e një ish-regjisori të vjetër të Kinostudios, “Durim Guri”, që ishte baba i tre fëmijëve, Lola, Era dhe Flori. Pas këtij seriali ai është ngjitur në skenë me të tjerë personazhe në teatër e kinematografi, por në fillim të vitit 2015-të Ndrenika iu nënshtrua një operacioni në zemër, që fatmirësisht doli me sukses.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pavlina Mani

“Drita” është roli i Pavlina Manit në telenovelën më të famshme shqiptare. Mani dhe Ndrenika ndërtuan çiftin ideal të aktorëve duke interpretuar me aq thjeshtësi dhe origjinalitet bashkëshortët intelektualë, që patën shumë probleme me fëmijët e tyre. Aktorja Pavlina Mani u shpërngul vite më parë në Amerikë, së bashku me bashkëshortin e saj aktorin Pirro Mani. Pirro Mani fatkeqësisht ka ndërruat jetë një vit më parë në New York.

 

 

Arben Derhemi

Ai ka interpretuar edhe në moshë të re (ka luajtur një rol në episodik në filmin “Një vajzë dhe një djalë”), por publiku shqiptar e njeh më së shumti me rolin e Florit, djalin çapkën në telenovelën “Njerëz dhe Fate”. Derhemi duket se u fut menjëherë nën lëkurën e djemëve “problematikë” dhe të shkathët shqiptarë, duke e sjellë shumë pranë realitetit personazhin e tij. Për aktorin Derhemi rrjedha e aktrimit ka vijuar normalisht në kinematografi e teatër, madje ai ka eksperimentuar duke sjellë në skenë edhe monodramën “Johan Padan dhe Amerikat”. Aktualisht është i martuar me gazetaren Iva Korumi dhe janë prindër të një vajze me emrin, Darlina.

Eni Jani

E kush nuk e mban mend Erën, gjimnazisten e shkëlqyer e cila kishte shumë ëndrra për jetën. Aktorja Eni Jani pas këtij personazhi, u bë sigurisht më e famshme dhe më e njohur për publikun shqiptar. Duket sikur karriera e Janit pas kësaj telenovele u përqëndrua më shumë në teatër ku ka interpretuar në vepra të famshme “Vdekja e një mbretëreshe”, “10 vjet martesë”,” Me dyer të mbyllura”, etj. Ajo ka sjellë gjithashtu si regjisore disa vepra në skenën e Teatrit. Jani është martuar me aktorin Genc Fuga dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ajo ka qenë për dy sezone regjisore dhe ideatore e programit të mëngjesit në “TVSH”.

 

Valbona Imami

Lola, vajza e madhe e familjes Guri, interpretohej në këtë telenovelë nga aktorja Valbona Imami. Imami është larguar prej kohësh nga Shqipëria pasi është martuar me ekonomistin e huaj, Evan Scott Thomas. Disa kohe me pare u be me dije se Valbona jetonte mes Amerikes dhe Nigerise, pasi bashkëshorti i saj amerikan, Evan Scott Thomas ishte me mision ne Abuja. Por aktorja është shume e tërhequr jo vetem nga ekrani, por edhe nga rrjetet sociale..

Arta Muçaj

Në fillimet e karrierës së saj ajo ka interpretuar rolin e Rozarias në shfaqjen “Gënjeshtarja”, më pas në rolin e Lusit te “Vdekja e Dantonit”, ndërsa Kiço Londo i ofroi një rol në “Kujdes, kafshon”, ku aktorja luajti përkrah aktorëve të njohur Ndriçim Xhepa dhe Yllka Mujo. Por aktorja kosovare, Arta Muçaj u bë e njohur në Shqipëri nëpërmjet rolit të “Didit” në këtë telenovelë. Në vitet 2000 veç rolit në serial ajo u përfol edhe për historinë e dashurisë me rrokerin e famshëm, Bojken Lako, që për aktoren ka qenë një lidhje perfekte, që përfundoi pa shkak. Aktorja jeton tashmë në kontinentin e largët australian, ku pas divorcit  nga bashkëshorti vijon karrierën si aktore atje.

 

Etiketa: aktoreArben Derhemieni janinjerez dhe fateRobert Ndenikatelenovele shqiptare

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Maqedoni e Veriut: Uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe

Maqedoni e Veriut: Uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:03 | 16/03/2026
Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:53 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com