Suela Mëhilli e përfundoi më shpejt seç duhej garën e slalomit special në ski në Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.
Gjatë zhvillimit të kësaj gare, Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë, diçka që konsiderohet si një faull teknik, duke u skualifikuar përfundimisht nga kjo disiplinë.
Në 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike dimërore, me 31-vjeçarin që do të marrë pjesë në slalomin gjigant dhe atë special.