Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se operacioni policor ka bërë të mundur dorëzimin e Klement Balilit.
“Kurrë nuk mund të ketë një udhëtim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë dhe të thellë të ndërlikuar në bashkëpunim me partnerë të Shqipërisë që kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në policinë e shtetit. Rruga e vetme e arsyeshme që mbetet për të gjithë ata që janë vënë përballë ligjit, mbetet bashkëpunimi me drejtësinë. Rrugë tjetër nuk ka”, tha Lleshaj.
Avokati i Balilit, familjarët e tij por edhe ish-kryeministri Berisha deklaruan më herët se Klement Balili u vetëdorëzua në polici.