Llatja jep llogari para deputetëve për inceneratorin e Elbasanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llatja jep llogari para deputetëve për inceneratorin e Elbasanit

15:16 | 16/02/2022
në Shqiperi
0

 

Pas një periudhe të shkurtër pushimi, ka rinisur në Komisionin Hetimor marrja në pyetje e dëshmitarëve për çështjen e inceneratorëve, ku ka dhënë dëshminë e tij dhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gentian Llatja.

Ndonëse, Llatja nuk ka pasur rol vendimmarrës, në kohën kur kanë nisur procedurat për inceneratorin e Elbasanit, tha se në këtë qytet ka pasur një emergjencë mjedisore.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Llatja u pyet në lidhje me kërkesën e Qazim Sejdinit, për ndërtimin e inceneratorit, se pse ishte parashikuar që në fillim, që detajet e kontratës të ishin të ngjashme me ato të dorëzuara më pas nga kompania e Klodian Zotos.

Sipas deputetëve të opozitës kompetencën për shpalljen e emergjencës mjedisore nuk e ka Këshilli Bashkiak, me të cilin Qazim Sejdini ka kërkuar që të ndajë një pjesë të përgjegjësisë.

Sipas Luçiano Boçit, në fillim projekti ishte që në Elbasan të ngrihej një lanfill, që do të kushtonte rreth 2 milionë euro, dhe me kërkesë të Sejdinit dhe miratim nga qeveria qendrore, u ra dakord për projektin 22 milionë eurosh, që u pagua nga taksapaguesit shqiptarë.

Debatet në Komision:

Boçi: Ju përmendet që ka një korrespodencë, e para ndërtimi i një landfilli, dhe papritur më pas u shfaq inceneratori. Landfilli do të kushtonte rreth 2 milionë euro, në terma të përgjithshëm, u zgjodh papritur projekti që zotërohej nga Zoto, dhe ne disbursuam si shtet 22 milionë euro. Pse nuk u zgjodh varianti i landfillit?

Llatja: Pse u zgjodh impianti i trajtimit të mbetjeve, se ka pasur një studim fizibiliteti, ka pasur një vendim për përcaktimin e vendit, në dijeninë time, ai projekt ka qenë në një vend, që sot nxirrën minerale, dhe ka një vlerë ekonomike sot atje. Bashkia e Elbasanit në 2008 ka miratuar, në kushtet e emergjencës, një studim qeverisë së drejtuar nga zoti Berisha, pasi djegiet digjeshin në natyrë. Kanë qenë 3 vende, të përshtatshme për venddepozitime të ndërtimit të impiantit.

Boçi: Në vitin 2008 kush ishte kryetar Bashkie?

Llatja: Ka qenë zoti Qazim Sejdini

Boçi: Propozimi ka qenë për landfill apo incenerator?

Llatja: Venddepozitim i mbetjeve

Tabaku: Pse ka ndryshuar nga landfill në 2014, brenda të njëjtit vit, në incenerator?

Llatja: Zoti Sejdini ka kërkuar zgjidhjen e situatës, se harrohet shpejt ajo që është bërë. Këshilli Bashkiak ka marrë një vendim, dhe për cilindo kryebashkiak është i detyrueshëm.

Etiketa: deputetëincenerator

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj

Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com