Prokurori i Përgjithshëm: nisëm procedurat hetimore pas denoncimit nga shoqëria civile
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, konfirmoi nisjen e hetimeve për ndërtimin e projektit të bashkisë Tiranë, tek parku i Liqenit Artificial. Nga qyteti i Lushnjës, ku mori pjesë në analizën e prokurorisë së këtij rrethi, Llalla tha se procedura ka nisur pas denoncimit të bërë nga shoqëria civile.
Prokurori i Përgjithshëm priti në një takim një përfaqësi të protestuesve që janë kundër ndërtimit të këtij parku lojrash teg Liqeni. Përfaqësuesit e protestuesve kanë informuar kryeprokurorin për dyshime se projekti mund të jetë i falsifikuar.