Kryeprokurori Adriatik Llalla ka emëruar disa drejtues të rinj në disa Prokurori në vend.
Kështu, në krye të Prokurorisë së Tropojës është emëruar Artur Ismailukaj, ndërsa në atë të Lezhës është emëruar Simon Pashuku.
Në prokurorinë e Përmetit emërohet Asllan Bajramaj, ndërsa në atë të Dibrës, Shkëlzen Cena. Ky i fundit ka qenë i komanduar në këtë Prokurori, ndërsa është emëruar zyrtarisht.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....