Liz Truss në gjurmët e Margaret Thatcher, përkrahëse e vendosur e doktrinës konservatore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liz Truss në gjurmët e Margaret Thatcher, përkrahëse e vendosur e doktrinës konservatore

09:05 | 06/09/2022
në Uncategorized
0

Ajo ka si model Margaret Thatcher dhe i qëndroi besnike deri në fund kryeministrit britanik Boris Johnson. Kryeministrja e re britanike, Liz Truss, ka shumë ardhurues, por edhe mjaft që e kritikojnë.

Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në qeveritë konservatore të dymbëdhjetë viteve të fundit. Karriera e saj njeh vetëm një drejtim: lart dhe pa pengesa. Nga ministre e Drejtësisë, në atë të Financave dhe të Tregtisë e në fund në krye të Ministrisë së Jashtme. Ndërsa shumë kolegë të saj ranë viktimë të luftërave dhe intrigave brendapartiake, ajo i mbijetoi madje valës së fundit të dorëheqjeve pas rënies së Theresa May-it dhe doli sërish fituese nga riorganizimi i fundit i madh i kabinetit të Boris Johnson.

Liz Truss konsiderohet si besnike dhe punëtore, por askush nuk e ka vlerësuar ndonjëherë saktësisht për arritjet e saj. Vetëm një nga kolegët e saj, Rory Steëart, e kritikon kur shkruan në blogun e tij politik për kohën që kanë punuar së bashku në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas menaxhimi i Liz Truss ka mbetur në stilin e “IBM të viteve 80” – shkruan ai duke e quajtur përvojën e tij të punës me Trussin si “traumatizuese”. Por Liz Truss ka punuar gjatë gjithë kohës pa u lodhur për imazhin e saj publik. Që kur mori drejtimin e Ministrisë së Jashtme, Liz Truss është shfaqur pa pushim në Instagram dhe Tëitter.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Jo tradicionalisht konservatore

Liz Truss-i nuk vjen prej ndonjë familjeje tradicionalisht konservatore. I ati ishte profesor matematike, e ëma infermiere dhe prirjet politike të familjes ishin të majta. Prindërit e kishin marrë Lizin që të  vogël në protesta kundër energjisë bërthamore. Po ashtu edhe fillimet e angazhimit të saj në politikë. Si studente ajo qe anëtare e Partisë Liberale.

Po ashtu ajo nga pro-evropiane që ishte para referendumit të Brexit të vitit 2016, u kthye në një mbështetëse të zjarrtë të daljes së Britanisë nga BE. Vitet e fundit Liz Truss është bërë gjithnjë e më e djathtë dhe është një nga përkrahëset më të vendosura të doktrinës së pastër konservatore.

Ajo e sheh veten si pasuese të Margaret Thatcherit, e cila në vitet 1980 arriti që ta fuste ekonominë britanike në rrugën e rritjes përmes një kure drastike privatizimesh dhe decentralizimit. Liz Truss synon ta luftojë inflacionin aktual me ulje taksash, edhe pse ekonomistët e Bankës së Anglisë nuk pajtohen me këtë dhe kanë frikë se një e tillë vetëm mund të nxisë spiralen e çmimeve.

Në politikën e jashtme është e qartë se ajo nis menjëherë mosmarrëveshje me Evropën dhe dëshiron të anulojë menjëherë Protokollin e Irlandës së Veriut si pjesë e Traktatit të Brexit.

Sprovat e kryeministres së re

Gjithsesi dimri që pritet të shoqërohet me pakënaqësi dhe protesta kundër urisë dhe varfërisë dhe sistemit shëndetësor të dështuar në Britaninë e Madhe si dhe valët e paralajmëruara të grevave, do të jenë një sprovë për kryeministren pa përvojë.

Mbetet për t’u parë nëse Liz Truss do ta hedhë poshtë ideologjinë e saj konservatore po aq shpejt sa dhe bindjet e saj të mëparshme. Sidoqoftë përplasja mes realitetit të ashpër dhe besimit të saj në tregun e lirë do të ofrojë një spektakël interesant. /DW

Etiketa: Liz TrussUK

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tërmeti “rrafshoi” qytetin në Kinë, shkon në 65 numri i viktimave

Tërmeti “rrafshoi” qytetin në Kinë, shkon në 65 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det –

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det –

09:25 | 22/02/2026
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin –

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin –

09:11 | 22/02/2026
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga –

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga –

08:55 | 22/02/2026

08:53 | 22/02/2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi –

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi –

08:35 | 22/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det –
  • Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin –
  • Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga –
  • Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga –
  • Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi –
  • Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det –
  • Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com