Listat e vdekjes të Sigurimit, personat që ekzekutoheshin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Listat e vdekjes të Sigurimit, personat që ekzekutoheshin

18:35 | 13/02/2019
në Kryesore
0

Nga Kastriot Dervishi

Pasi regjimi komunist u konsolidua në pushtet, në vitet ’60 filloi të përpunojë idenë e krijimit të listave dyllojësh ndaj elementit të rrezikshëm. Në rast të pushtimit të Shqipërisë nga ndonjë shtet tjetër, personat që përbënin këto lista, ekzekutoheshin. Listat që pas vitit 1992 u njohën si “lista vdekjeje” përpiloheshin mbi bazën e regjistrit të përpunimeve aktive 2A dhe kontrolleve operative 2B. Elementët kundërshtarë përzgjidheshin nga punëtorët operativë, të cilët nuk njiheshin më me formën përfundimtare të listës. Direktiva “Mbi funksionet dhe detyrat e organeve dhe reparteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për kohë lufte”, miratuar nga Këshilli i Mbrojtjes së RPSH-së shërbeu si baza e parë ku mbështeteshin veprimet kundër kundërshtarëve të regjimit. Bazuar në urdhrit nr.507, datës 7.4.1969 të ministrit të Punëve të Brendshme“Mbi funksionet dhe detyrat e organeve dhe reparteve të MPB-së në kohë lufte”, punëtorëve operativë nuk u lejohej njohja me masat dhe gatishmërinë për të spastruar zonat nga “elementët e rrezikshëm armiq”, por u lejohej pjesëmarrja në studimin e “personave armiq”, për të caktuar në listat përkatëse objektet që ndjekin dhe kanë në evidencë. Listat mbaheshin në një ekzemplar vetëm nga kryetari i degës së punëve të brendshme në dosjen e gatishmërisë dhe si të tilla nuk pasqyroheshin në dokumente të tjera. Çdo kryetar dege hapte zarfin e kodifikuar për kohë lufte dhe urdhëronte likuidimin e elementit kundërshtar brenda rrethit ku kishte juridiksionin. Kategoria e personave që bënte pjesë në listën nr.1 ekzekutohej. Ata të listës nr.2 internoheshin ose burgoseshin në vende të posaçme me llogarinë për t’i përdorur si robër lufte. Përveç numrit, lista kishin edhe germat identifikuese. Referimi në akte për të mos kuptuar gjë, bëhej në formën e mëposhtme:

-Seria “C”, lista 1, “element armik në gjendje në lirë”

Read more

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

-Seria “D”, lista 2, “element armik në gjendje në lirë”

-Seria “DH”, lista 1, “element armik” në kampe e burgje

-Seria “E”, lista 2, “element armik” në kampe e burgje

Në fillim të viteve 1960, përllogariteshin për t’u ekzekutuar menjëherë në rast pushtimi të Shqipërisë, rreth 1 mijë persona dhe rreth 3-4 mijë në gjendje të lirë të burgoseshin.

Nga kampet e burgjet, Burreli e Spaçi zinin vendin më të madh. Rrethet që kryesonin listën ishin: Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora, Fieri, Dibra.

Etiketa: ekzekutimKastriot DervishiListat e vdekjeslisteSigurimi

Të Lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –

nga 27
13:49 | 17/03/2026
0

Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e...

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

nga 27
13:21 | 17/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të martë në lidhje me zgjedhjet për kryetar që pritet të...

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

nga 27
13:13 | 17/03/2026
0

Në konferencën e zhvilluar këtë të martë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Ergys Agasi,...

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

nga 27
13:09 | 17/03/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ma ngelur në klasë sa i takon integrimit në BE....

Para
Superoperacion antidroge në Greqi, 23 shqiptarë mes 37 të arrestuarve

Superoperacion antidroge në Greqi, 23 shqiptarë mes 37 të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –

13:49 | 17/03/2026
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

13:21 | 17/03/2026
Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

13:13 | 17/03/2026
Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

13:09 | 17/03/2026
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

12:53 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –
  • A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –
  • Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –
  • Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –
  • Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –
  • Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –
  • A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com