Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha ka kërkuar heqjen e sekuestrues për shumën e parave që zotëronte duke pretenduar se është e pafajshme dhe dënimi i saj ka ardhur si pasojë e sulmit politik dhe trysnisë së mediave.
Në seancën e sotme në ngarkim te saj, Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën për heqjen e sekuestros, me pretendimin se në ankim ish gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit.
Gjithashtu dhe avokati Aldo Tabaku i dënuar me burg ka kërkuar pafajësi. Në qershor të këtij viti ish gjyqtarja Hoxha u lirua nga qelia për shkak se i përfunduan afatet dhe i përfundoi dënimi. Trupa gjykuese do të shpallë vendimin në datën 11 Tetor ora 14.
Kujtojmë se gjyqtarja Hoxha është bërë e njohur për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.