Lirohet nga qelia, burri i ish-ministres shqiptare të Arsimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirohet nga qelia, burri i ish-ministres shqiptare të Arsimit

20:28 | 17/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Lideri i PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj i cili është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit të Shqipërisë Besa Shahini, është liruar nga qelia. Lajmin për lirimin dy ditë pas arrestimit ai e ka konfirmuar vetë në një postim në Facebook. Molliqaj akuzon se dhuna e policisë nuk erdhi nga aksioni i PSD-së, por nga cenimi i integritetit moral e politik të një qeverisjeje zhvatëse.

“Kundër plaçkitjes – gjithmonë! Vendimi i Qeverisë për tiketën 5 euro është zhvatje e pastër. Mbulesa argumentative e saj qëndron tek lufta për formalizim. Kjo përpjekje është në dëm të shumicës që ka pak, por që jep shumë për buxhetin e shtetit. Zhvendosja ideologjike e Kurtit nuk na çuditi, por duhet shpjeguar pasojat. Vendimet e tilla dërgojnë drejt monopoleve, ku shërbimet janë efikase, por edhe të papërballueshme për qytetarin, dhe tutje kjo logjikë përpinë çdo mundësi për drejtësi e barazi. Është simptomatike fillim-krijimi i monopolit. Ato shkojnë dora dorës me korrupsion dhe fuqizim të oligarkisë.

Krejt kjo tregon çka përfaqëson ky pushtet; vlerat dhe parimet. E njëjta kritikë vlenë edhe për temën e homologimit, e cila është shpërla nga qëndrimi fillestar. U tha që homologimi do të largohet për të gjitha veturat e më pas u tha që vetëm për veturat e reja 00. Edhe kjo politikë dëmton ata që kanë vetura të vjetra, pra përsëri goditën ata që nuk kanë.

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Në anën tjetër, dhuna e policisë nuk erdhi nga aksioni i PSD-së, por nga cënimi i integritetit moral e politik të një qeverisjeje zhvatëse. Plaçkitja ndaj qytetarëve nuk kaloi pa u dalluar. Investimin në imazhin e superioritetit moral e mori lumi. Dhuna policore vjen prej një sistemi të vjetër që ushqehet edhe nga rendi patriarkal. Janë po këta policë që nuk reagojnë ndaj dhunës së përditshme ndaj qytetarëve pa mbrojtje e mbështetje nga shteti. Por policia është reflektim. Ajo merr yrush nga politika. E kur në pushtet liderët populist bëjnë kontabilitetin e numrave, tek policia përkthehet në zhvleftësim të jetës së qytetarit. Bashkëjetesa e patriarkatit me populizmin u pa dje me zë e me figurë.

Sa i përket reagimit të Qeverisë, ai erdhi nga presioni publik i shumtë. Pushteti bëri llogarinë e ditës dhe doli në humbje. Sepse pushtetet autoritare kanë numrat për bazë. Jo barazinë, por barazimin e bilanceve. Për më tepër, suspendimet nuk kanë ndodhur si rezultat i vullnetit qeveritar, por për shkak të reagimit profesional të inspektoriatit të policisë (IPK) – institucion ende i paprekur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Reagimi nuk ishte si rezultat i reflektimit qeveritar, por imponim nga qytetarët. Tentimi që të disiplinohet qytetari e dështoi këtë pushtet, në krye të herës.

Rëndësia e krejt kësaj ngjarjeje dhe insistimi në vazhdim është i lidhur me heqjen e tiketës zhvatëse. T’i kthehemi temës qendrore që na bëri bashkë dhe të fortë: pse 5 euro tiketë? Pse monopol? Pse?

I falënderoj të gjithë ata/ato që janë solidarizuar me aktivistët, kundër dhunës policore dhe kundër padrejtësisë që implikon ky vendim. Në momente si këto, organizimi i partive opozitare, qytetarëve e shoqërisë civile është shpresë e madhe për një horizont të ri” shkruan ai.
Etiketa: burriish-ministres së Arsimit të ShqipërisëLirohet

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Ndikimi i vajit të ullirit. Mjekët: Mbron trurin nga sëmundja e Alzaimer

Sulm me valë zanore/ 20 diplomatë amerikanë preken nga një sëmundje misterioze e trurit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com