Lirohet nga detyra zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Mësohet se lirimi i tij është bërë për shkak se Gogu është zgjedhur si kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit.
Vendimi i plotë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi: Toni Gogu, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Edi Rama
Kujtojmë se Gogu në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Gogu u zgjodh anëtar këshilli, ndërsa më pas u votua dhe u zgjodh si kryetar në mbledhjen e konstituimit.