Në bazë të vendimit të marrë nga Qeveria, Endrit Hoxha është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme është miratuar vendimin për lirimin dhe emërimin në detyrë të Prefektit të ri të Korçës.
Kështu Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë, ndërsa në vendin e tij është emëruar Nertil Jole.
Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në “Fletoren zyrtare”