Me vendim të Këshillit të Ministrave, Prefekti aktual i Qarkut Elbasan Maksim Malaj lirohet nga detyra dhe vendin e tij do ta zërë Gledian Llatja.
Llatja, është shef kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai është diplomuar në Fakultetin Juridik në vitin 2009 dhe më pas në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, për financë.
Ai shihet edhe si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në vendlindje, në vend të Qazim Sejdinit, kryetari aktual i Bashkisë prej 3 mandatesh.
Të mërkurën në orën 09.00 kryetari grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit Gledian Llatja.