Lirimi i Domart Konjarit, ambasadori francez: turp për shtetin shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirimi i Domart Konjarit, ambasadori francez: turp për shtetin shqiptar

12:16 | 18/03/2016
në Uncategorized
0

Bernard Fitoussi: Shteti francez ka angazhuar dhjetëra policë e hetues për zbardhjen e krimeve të Konjarit duke shpenzuar miliona euro, drejtësia shqiptare e liroi

U shpenzuan miliona euro nga shteti franzez për të arrestuar shqiptarin Domart Konjari por drejtësia shqiptare e ka liruar atë pak ditë më parë. Ambasadori francez në Shqipëri ka reaguar për këtë ngjarje duke e quajtur turp për Shqipërinë vendimin për lirimin e të arrestuarit, Konjari. Diplomati francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, ka shkruar një letër autoriteteve shqiptare ku kujton akuzat e rënda për Konjarin dhe thekson se shteti francez ka angazhuar dhjetëra policë e hetues për zbardhjen e krimeve të Konjarit duke shpenzuar miliona euro.

“I ftuar i një vendi mik dhe aleat, nuk më takon të kritikoj vendimin e një trupi gjykues të pavarur. Dua veçanërisht të tërheq vëmendjen tuaj mbi interpretimin që mund t’i bëhet vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të datës 14 mars 2016, për heqjen e masës së arrestit me burg ndaj D.K (Domart Konjari)”, thekson ambasadori në letër.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në letrën e diplomatit theksohet se personi i liruar është dënuar në mungesë, më 13 nëntor 2015, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Rennes (Francë) me 10 vjet burg. Nga ky dënim, sipas ambasadorit, ai nuk mund të bëjë më pak se gjashtë vite burg, me ndalim të përhershëm në territorin francez, dhe me një gjobë prej 2.6 milionë eurosh.

“Motivet janë: import, mbajtje, transport, tregtim i drogës, krijim i një grupi kriminal dhe pastrim parash nga trafiku i drogës. Ai është i njohur si drejtues i një rrjeti ndërkombëtar trafiku kokaine, aktiv në më shumë se gjashtë vende, rrjet ku janë të përfshirë dyzet e pesë persona nga pesë vende të ndryshme, mes të cilëve edhe francezë”, thuhet në letër.

Lirimi

Domart Konjari, i arrestuar në Korçë për dhënie ryshfeti ndaj një polici dhe përdorim pasaporte të falsifikuar, u lirua pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pas një procedure të paqartë.

Vendimi për lirimin e tij ende nuk është zbardhur, ndërsa Prokuroria e ka kundërshtuar këtë vendim dhe ka hedhur poshtë akuzat e Gjykatës se dosja apo kërkesa për masë ishte dorëzuar jashtë afatit./  Panorama.al

Etiketa: Bernard FitoussiDomart Konjari

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com