A lindi “Balena Blu” nga “na celularin të keqen mami, vetëm mos qaj”? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A lindi “Balena Blu” nga “na celularin të keqen mami, vetëm mos qaj”?

16:30 | 16/06/2017
në Shqiperi
0

Të gjithë po flasin për një “Balenë Blu” që po bën kërdinë, është arratisur nga ujërat dhe mbijeton fushave e maleve, kudo ku ka internet. Në kohën kur fëmijët kryesisht luanin, ndodhte të vrisnin gjunjët apo të përfundonin me disa penj në ballë, por kaq. Nuk kishin celular ta fotografonin lëndimin, madje fshihnin lotët që prindërit të mos i qortonin.

Tani fëmijët nuk vriten më, tentojnë të vetëvriten. I vret “Balena Blu”,  alarmante! Një lojë që duhet marrë me të vërtetë seriozisht. Po a është interneti që po zbeh fuqinë prindërore apo janë nënat dhe baballarët që ja delegojnë prindërimin pajisjeve elktronike?

Të shpeshta janë situatat kur fëmijët e vegjël me shumë “marifet” qajnë për një lojë në celular dhe nuk pushojnë deri sa nënat apo baballarët ja japin “pajisjen çudibërëse”. Ai pushon së qari dhe zhytet në botën virtuale me ngjyra. Prindi “shijon” pak çaste në qetësinë se mendon që meriton ta ketë pas një dite të lodhshme. Pastaj fëmijët vazhdojnë rritjen bashkë me celularin.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ftohtësia mes marrëdhënieve njerëzore sidomos ndërmjet brezave të ndryshëm për hir të internetit nuk është më shqetësim, fatkeqësisht. Teknologjia ka krijuar një lloj të ri njeriu që tani po përdor mekanizamat e saj ta zhdukë.

Dhe si më mirë se nëpërmjet “Balenës Blu”. Kjo lojë që mund të shkarkohet në internet lehtësisht, detyron fëmijët që të dhunojnë veten duke i lënë shenja të dukshme dhe më pas ta fotografojnë e t’ia dërgojnë një personi anonim pas ekranit. Sa më shumë avancojnë nivelet aq më e dukshme bëhet dhuna. Pagjumësi, mosushqyerje, çarje e krahëve me brisk dhe shpim me gjilpëra janë efektet e lojës që një vogëlush përjeton ndërsa lundron në “botën celular” që i kanë dhuruar prindërit, edhe që ai të mos ndihet ndyshe nga shokët.

Në Shqipëri në ato raste të identifikuara në Shkodër dhe Gjirokastër loja ka mbetur në këto nivele. Fatmirësisht askush s’e ka fituar, sepse ta fitosh do të thotë të vetëvritesh.  Më shumë se fëmijët janë prindërit ata që duhet të lexojnë më shumë për të dhe t’i ndërgjegjësojnë fëmijët se jeta është e bukur prandaj me të mund të luash, por vdekja s’mund të jetë kurrsesi një lojë, aq më pak ta fitosh.

Etiketa: balena blucelularfemijeprindër

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shënohet rasti i parë i “Balenës Blu” edhe në Kosovë

Shënohet rasti i parë i “Balenës Blu” edhe në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026
Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

13:18 | 16/05/2026
Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –

Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –

13:16 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –
  • Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –
  • Zhvilluan sezon thuajse perfekt, Presidenti Duka surprizon Lezhën dhe klubin e Besëlidhjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com