Deputeti Rrahman Rraja ka deklaruar ditën e sotme që nuk ka ndërmend të largohet nga grupi parlamentar i PS-së. Në një deklaratë për gazetarët, deputeti i Krujës është shprehur se djali i tij nuk ka kryer dhunë.
“Djali im nuk ka lidhje fare me atë çështje. Ai nuk ka kryer dhunë.
Unë nuk kam ndërmend të largohem nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste”, është shprehur Rraja.
Deputeti i PS-së nuk ka pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.