Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, e fundit për këtë sesion, dhe pika më e rëndësishme në rendin e ditës është ajo për “Shkollën e Magjistraturës”, miratimi i së cilës kërkon 84 vota.
Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në seancë, duke vijuar me bojkotin që pas miratimit të ligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ndërkohë, krahas deputetëve të PS-së në sallën e Kuvendit ndodhen deputetët e LSI-së.
Në emër të LSI-së foli nënkryetari Luan Rama, i cili më pas kërkoi 10 minuta pushim për të diskutuar me grupin parlamentar sa i takon qëndrimit që kjo forcë do të mbaj në lidhje me vijimin e seancës.