Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, deri të premten vendi do të vazhdojë të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut dhe të dëborës si pasojë e ndryshimit të temperaturave.
Reshjet e para të dëborës janë regjistruar këtë të martë edhe në fshatin Stëblevë në Librazhd ashtu sikundër mund ta shihni edhe në pamje ndërsa duket se ato do të vazhdojnë deri të enjten jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Nga dita e premte pritet një përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave.