Policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Librazhd, i cili ka thyer mëngjesin e sotëm xhamin e derës së jashtme të një banke të nivelit të dytë.
Pas këtij veprimi ka rënë alarmin duke bërë që policia të shkojë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personin e dyshuar.
Raportohet se 36-vjeçari rezulton me probleme mendore. Policia ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe për përcaktimin e shkaqeve.