Një set fantastik fotosh është realizuar nga kamerat e fshehta të vendosura në Parkun Kombëtar të Shebenik- Jabllanicës nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan.
Në setin më të fundit publikohen fotot e Ariut të Murrmë (Ursus arctos), një specie e cila bën pjesë në listën e kuqe për rrezik zhdukjeje, por që po shumohet me ritme shumë të kënaqshme në këtë park.
“Habitati i ariut të murrmë si gjitar i madh, tashmë është në kushtet optimale që siguron ripërtëritjen e tij” – thotë stafi i administratës.