Policia ka sekuestruar ditën e sotme rreth 700 kg duhan i grirë, i paketuar gati për shitje.
Mësohet se duhani po transportohej me një fugon tip Benz, ndërsa u arrestua drejtuesi Erzen Halihakaj 34 vjeç banues në Malësi e Madhe – Shkodër.
Erzen Halihakaj akuzohet për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë, fshehja e të ardhurave dhe prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.