Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditëne sotme në fshatin Manati të Lezhës. Policia bën me dije se ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se konflikti ka ndodhur mes tij dhe një tjetër të riu për çështje pronësie, ku i fundit ka nxjerrë më pas armën duke qëlluar në drejtim të 25-vjeçarit.
“Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.