Shënohet viktima e pestë nga gripi
Një fëmijë vetëm tre vjeç ka humbur jetën për shkak të virusit të gripit AH3N2 në qytetin e Lezhës.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se tre vjeçari është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit të qytetit të Lezhës, por më pas është transferuar në Tiranë dhe shtruar në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT.
Gjithashtu mësohet se fëmija ka pasur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë, kollë, mosreagim ndaj dhimbjes si dhe hipotoni muskulare.
Më këtë rast shkon në 5 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit të gripit.