Një automjet doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit tip BMV humbi kontrollin në afërsi të lagjes “Sake”, ndërsa goditja ishte mjaft e fortë çka e dëshmon dëmtimi i murit të banesës por dhe të makinës.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe thyerja e sinjalistikave rrugore, ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.