Mbrëmja e së enjtes pritet të sjellë emocione të forta në PGE Narodowy, aty ku Polonia do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinalet e play off-eve të Kupës së Botës.
Por, ndonëse statistikat historike janë në anën e vendasve, mediat polake – përfshirë “Super Express” – kanë ngritur alarmin për formën e liderit të tyre, Robert Lewandowski.
Kombëtarja polake ka një rekord mbresëlënës në këtë stadium, me 28 fitore, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje në 48 ndeshje.
Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me efektivitetin e sulmuesit kryesor. Lewandowski ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje ndaj Shqipërisë dhe nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në tre përballjet e fundit ndaj kuqezinjve.
Kjo statistikë ka shtuar pasigurinë në prag të një ndeshjeje vendimtare, ku pritet që kapiteni të bëjë diferencën.
Në Poloni, pritshmëritë janë gjithmonë të larta për sulmuesin e tyre kryesor, por këtë herë presioni duket edhe më i madh.

gijotina.com/










