Lëvizja “Zgjidhja” i konsideron Propozimet e PDIU-së për zgjidhjen e krizës si konstruktive dhe kontribut të vlefshëm për zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Lëvizja “Zgjidhja” paralajmëroi qysh në fillim të kësaj krize se reforma zgjedhore është mëma e të gjitha reformave, se ajo është e pashmangshme dhe duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të garantojë standardet e vendeve të civilizuara të Evropës për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme”, thuhet në reagim.
Zgjidhja i ka propozuar Asamblesë dhe Kongresit të PS-së shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 18 qershorit për në vjeshtë dhe krijimin e një qeverie të shumicës së majtë që u jep besim forcave politike dhe qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.