Lëvizja Vetëvendosje thirrje Ramës: Shkarko menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizja Vetëvendosje thirrje Ramës: Shkarko menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu

16:46 | 12/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri i bën thirrje qeverisë Rama të shkarkojë menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe ta vendosë atë përpara hetimeve për shkeljet e lidhura me manipulimin e opinionit publik në rastin e vrasjes së Klodian Rashës.

Gjithashtu Vetëvendosje shprehet se dhuna policore këto ditë, në rrugë dhe në komisariate, ndaj të miturve, ndaj qytetarëve në moshë madhore e ndaj gazetarëve, duhet ndalur menjëherë dhe me çdo kusht.

Njoftimi i plotë

Kontrata sociale themelohet mbi drejtësinë

Mosvendosja e drejtësisë për shumë raste krimesh ku kanë qenë të implikuar institucionet shtetërore, ka shkaktuar një situatë ku protestat të mos mendojnë më të drejtohen për nga fjala dhe arsyeja publike. Argumenti qeveritar më i përdorur ka qenë, për një kohë të gjatë, dhuna policore, duke dëmtuar rëndë besueshmërinë ndaj qeverisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i bën sërish thirrje qeverisë Rama të shkarkojë menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe ta vendosë atë dhe zinxhirin komandues përpara hetimeve për shkeljet e lidhura me manipulimin e opinionit publik në rastin e vrasjes së Klodian Rashës. Shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut është hapi i parë i domosdoshëm për të treguar se qeveria ka reflektuar ndaj padrejtësisë së thellë që lidhet me këtë rast, dhe më gjerë me situatën në vendin tonë.

Nga ana tjetër, protestat nuk mund as të orientohen e as të reduktohen në sulme ndaj selive të partive poltike, siç ndodhi të enjten nga disa protestues që goditën me gurë selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, dhe siç ndodhi sot nga disa protestues në Shkodër që shkatërruan selinë e Partisë Socialiste. Kjo qasje çon në rrugë të gabuar, duke rrezikuar përsëritjen e disa prej gabimeve të kryera në të kaluarën, dhe nuk vendos drejtësi as për Klodianin, as për shoqërinë. Duhet bërë çmos të shmangen akte të tilla nga protestuesit dhe nevojitet distancim prej tyre që mos të përsëriten.

Qeveria Rama nuk duhet ta keqpërdor çfarëdo lloj kritike dhe distancimi ndaj sulmeve të selive të saj, duke e shfrytëzuar si pretekst për një revansh të ri dhune ndaj protestuesëve. Dhuna policore këto ditë, në rrugë dhe në komisariate, ndaj të miturve, ndaj qytetarëve në moshë madhore e ndaj gazetarëve, duhet ndalur menjëherë dhe me çdo kusht. Gjuha e kryeministrit, që i quajti një herë “lukuni halabakësh” protestuesit, ndërsa sot e quajti opozitën “terroriste”, është gjuha që nxit dhunën policore, prandaj është krejtësisht e gabuar dhe e papranueshme. I bëjmë thirrje kryeministrit të reflektojë e ta ndryshojë këtë gjuhë.

Krimet ndaj qytetarëve duhen zbardhur dhe brutaliteti i keqtrajtimit ndaj punëtorëve duhet të ndalet. Nuk mund të tolerohen krime si ai ndaj Ardit Gjoklajt, në “landfillin” e Sharrës. Nuk mund të normalizohet vdekja e minatorëve në minierat e Bulqizës dhe e punëtorëve në kantieret e ndërtimit. Nuk mund të nëpërkëmben naftëtarët. Nuk mund të harrohet nga drejtësia shembja antikushtetuese e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shfrenuar policore që e shoqëroi këtë krim institucional.

Duhet menaxhim shumë herë më efikas e transparent i situatës së krijuar nga pandemia, raportim i drejtë mbi numrin e viktimave dhe shërim i sistemit të shëndetësië dhe vetë mjekëve e stafit mjekësor. Duhet ndalur krimi ndaj trashëgimisë kulturore dhe pasurive kombëtare. Por na nevojitet pashmangshëm edhe një sistem drejtësie dhe një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që vepron në përputhje me shtetin e së drejtës. Ndërkohë që oligarkia sundon në Shqipëri, shqiptarët po jetojnë në një gjendje të rënduar ekonomike dhe shpirtërore. Krimi i vrasjes së Klodianit nga efektivi i policisë, i shoqëruar nga krimi institucional i mashtrimit me deklaratat e Policisë së Shtetit, e mbushi kupën! Në vend që të merreshin masa të plota e transparente ndaj këtij krimi që e tronditi shoqërinë tonë të zhytur në një krizë të gjithanshme, qeveria Rama u përgjigj me megalomani dhe me arbitraritetin e dhunës policore.

Protestat janë një e drejtë qytetare. Ato duhet të vazhdojnë me dashuri për atdheun dhe kundër dhunës së shtetit policor. Që të ketë mobilizim emancipues shoqëror, që të ketë edhe qetësi, vendi ka një nevojë urgjente për vendime të qeverisë që tregojnë së ka vërtet interes të vendosë drejtësi, duke ia nisur pikësëpari me shkarkimin dhe hetimin e Ardi Veliut.

Tiranë, 12 dhjetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Etiketa: drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi VeliuLëvizja Vetëvendosje në ShqipëriVrasja e Klodian Rashës

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Dy të dyshuar me koronavirus paraqiten në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë: 879 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com