Tupac shpjegon ndarjen me Madonën në një letër të shkruar në vitin 1995, ku thotë se janë ndarë për shkak të çështjes së racës.
Letra mendohet se është shkruar në një burg të Nju Jorkut, ku ai vuante dënimin prej 4 vjet e gjysëm për ngacmim seksual.
“Të të shihnin me një zezak nuk do ta dëmtonte karrierën tënde, nëse gjithçka do të ishte më e hapur dhe emocionuese. Por për mua, të paktën në perceptimin tim të mëparshëm që ndjeva për shkak të ‘imazhit’ tim, do të më largoheshin gjysma e njerëzve që më bënin atë që mendoja se isha. Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj.
Të lutem kuptoje pozicionin tim të mëparshëm si një djalë i ri me eksperienca të kufizuara dhe një seksimbol shumë i famshëm”, vijon letra.
Shtatorin e vitit 1996 2Pac, u plagos nga të shtënat me armë në Las Vegas, dhe ndërroi jetë 6 ditë më vonë në moshën 25-vjeçare.