Letra e Lasgushit drejtuar Mitrushit: Qesh i dashur Dhimitraq! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e Lasgushit drejtuar Mitrushit: Qesh i dashur Dhimitraq!

10:19 | 05/07/2016
në Uncategorized
0

“Ata” i “dërmojnë ëndrat”, e “kryqëzojnë gjuhën”, e “përpijnë idealin”, e “nxijnë të arthmen” e kombit t’onë?? Po “Ne”, o i shtrenjtë shok, “i ndërtojmë” ato ëndrra, ne e “ringjallim” atë gjuhë, e “lindim” atë ideal, e “Ndritim” atë të arthme të kombit…. “Kombi jonë… ndjek Udhën e Zotit…”

I dashur Dhimitraq!

Po të përgjigjem në letrën e 24 Marsit me pak fjalë, dyke qënë më një moment turbullimi shpirtëror. Ky turbullim nuk m’i merr dot mëntë. Nuk më vret. Përkundër, s’di se si t’a them: sa m’e zemruar zemra, aq m’i pastër dhe më preciz… aq m’i pasur dhe më poliedrik Malli për t’i rënë pàs një Besimi Gazmor drejt Dritës që përshkon Gjithësinë. mitrush kutetiAjo Dritë e përshkon gjithësinë përmjet Elementave të saj Reprezentativë që janë të Pavdekurshme. Ti i dashur shok, të pyes, a je Njeri i Vepërimit? Ndjen një Dritë Universale në shpirtin t’ënd?? A je ashtu sikundër kemi qënë, sikundër do jemi gjithënjë??? Frikë?! Dëshpërim?! Lot?! Lot derdhin Vaitonjësit! Dëshpërim pësojnë të Dëshpëruarit! Frikë ndjejnë Frikacakët! As “ëndra të dërmuara” as “gjuhë të kryqëzuara”, as “ideale të përpira”, as “të arthme të mbuluar me blozë dhe me hi’ – s’ka për Ne! Për Ne egziston Afirmimi!! Afirmimi i jetës dhe i Dritës së saj. Për Ne, ka vleftë Një gjë: Mposhtja e mjerimit duke Vepëruar! Jo vetëm kaq: mposhtja e mjerimit dhe Ngritja e Vetëvetes s’onë lart­e­më­lart!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Lart­e­më­lart, gjer ne Drita e Përjetësisë! Jo vetëm kaq: Ngritja e Vetëvetes dhe e Kombit t’onë! Jo vetëm kaq. Ngritja e Kombit dhe e Botës së Tërë njëkohësisht! Kupton??? Ja!! Ky është Vepërimi jonë!!

Ç’është Errësira?! Dheri rëndon…, Ujët kullon…, Miza kafshon…, Errësira – Err! Ç’është Drita? Ara bleron…, Kroj mërmëron…, Bilbili këndon…, Drita – Ndrit!

Qesh i dashur Dhimitraq?

Qesh me këto “mësime intuicioni” naive… naivore… naiveske… naivistike…? Ti qesh! Qesh dhe unë. Qeshim të dy. Po duke qeshur – mësojmë, ashtu si fëmija Koncepsionin më të Lartë të Jetës; kuptojmë intuitivërisht dhe mistikërisht së bashku ku – Procesin gjenetik të Veprës së domosdoshme të një rrezeje të djellit ndaj një mëngjezi më të filluar e sipër… “Ata” – i “dërmojnë ëndrat”, e “kryqëzojnë gjuhën”, e “përpijnë idealin”, e “nxijnë të arthmen” e kombit t’onë?? Po “Ne”, o i shtrentë shok, “i ndërtojmë” ato ëndrra, ne e “ringjallim” atë gjuhë, e “lindim” atë ideal, e “Ndritim” atë të arthme të kombit… Sepse, kombi jonë (si çdo komb tjetër, si çdo botë tjetër në këtë gjithësi) ndjek Udhën e Zotit. Ay, Kombi jonë, rron me anën e: Fuqive Krijonjëse të Tija.

Ti, ndjen një dritë universale në shpirtin t’ënd? Ajo Dritë, është fuqia jote krijonjëse! Ajo Dritë, është fuqia ime krijonjëse! Ajo Dritë, është fuqija e zotit krijonjës! Ajo Dritë, është Drita e Përjetësisë:

lasgushiMalli i Pasosur, i mbarsur me Çkëlqimin, i aktivuar me Principin Pozitiv, mall i cili Regjeneron botën, duke Kundërshtuar, dyke mposhtur Divin, dyke Anuluar gjithë çfaqjet e Errëta të saj, për të Triumfuar, më në fund dhe përsipër të gjithave me Krijimin Origjinal të mijërash e qindra mijërash Posibilitetesh të Reja Afirmimi… Jete… Drite të padukurshme…

I kam rënë pas këtij Besimi Gazmor drejt Dritës, që përshkon gjithësinë, drejt Udhës së Zotit, që në fillim: Ti i shtrenjtë Dhimitraq, i cili i ke dashuruar aq imtësisht vjershëzat e mija, vjersha Lumtëronjëse në Tragjedinë e tyre, nuk do të të ketë shpëtuar, – mbase – Besimi… Ideja… Filozofija… e tyre mall­plotë, Jetë­plotë, Gas­plotë, Përjetësi­plotë, dyke filluar që në fillim gjer në fund: që në

“Parafjala” gjer në “Gjeniu i Anijes” dhe gjer në “Vallja e Përjetësisë”.

Me kaq mbetem yti Llazar!.

Letra e Lasgush Poradecit drejtuar Mitrush Kutelit, Poradec 15.IV.1931

Marrë nga profile në facebook i Maria Llazar Gushos

Etiketa: Besimi Gazmor drejt DritësDhimitër Paskogas­plotëLasgush PoradeciMaria Llazar GushoMitrush Kutelipërjetësi­plotë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Markopulos, i dhënë pas maçokut dhe Dules

Markopulos, i dhënë pas maçokut dhe Dules

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025
Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

12:18 | 25/12/2025
Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

12:10 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –
  • Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com