• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër nënës…

08:57 | 19/07/2016
në Opinion
0

Nga Ilir Hoxholli

Kjo ditë e ditëlindjes time, të takon ty nëna ime. Ka kohë që kam dashur të të shkruaj. Ndoshta që kur im bir u sëmur për herë të parë dhe unë nisa të dridhesha, m’u afrove pa fjalë për të më kujtuar gjithë dridhjet e tua, kur pakëz temperatura mund të më ketë marrë mua, kur isha sa ai. Ndoshta s’të kujtohet, por unë i kam ende sytë e tu mbi fytyrën time.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

E di, asnjë letër që do të rrethonte gjithë globin, nuk do të mund t’i mbante gjithë fjalët që do të duhej të të shkruaja. Por më lejo, që të paktën sot të të shkruaj disa fjalë. Edhe pse jam babai i dy djemve dhe një vazje, e di që kur jam tek ti, jam sërish ai i vogli. E ndjej teksa më thërret ende me emrin e fëmijërisë sime, duke më kujtuar se si më sheh çdo ditë. Dhe unë ai i vogli kthehem përpara teje, ku kërkoj përkëdhelinë tënde. Nuk e di pse, por ajo dora jote ka ende fuqinë për të më thënë se do mund t’ia arrij gjërave në jetë.

Nuk u ankove kurrë përpara fëmijëve të tu. Nuk na bëre kurrë të ditur se si mbushej pjata jonë në atë kohë varfërie për të gjithë. I fshehe edhe dhimbjet duke na kërkuar të buzëqeshim. Kështu janë të gjitha nënat, e di, por je nëna ime dhe unë dua që të të shoh ndryshe.

Nuk dua të bind veten se do mundem të të shpërblej për gjithçka që ke bërë për mua. Por, di se je mbretëresha ime, je ajo që më jep forcë. Ti (dhe jam i bindur edhe çdo nënë tjetër) jeni gati të jepni gjithçka për ne, fëmijët.

Ndaj dua të të falënderoj sot me këtë letër, si një shenjë e vogël për gjërat e mëdha që ke bërë për mua. Jam me fat për çdo përkëdhelje. Zoti më ka dhënë përmes teje një nga bukuritë më mahnitëse të kësaj bote, dashurinë që ka një nënë për fëmijën e vet. Lus Zotin të kesh qenë e kënaqur prej meje e të mbulohesh gjithnjë me buzëqeshje. Lus Zotin të të kem gjatë sa më pranë, sepse nga ty vijon të më burojë gjithnjë dashuria për gjithçka.

Faleminderit nënë për gjithçka!

Zoti të dhënë veç buzëqeshje!

Etiketa: Ilir Hoxholliletër nënëslus Zotinpërkëdheljepjatatemperaturavarferia

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Korçë – Thyen postbllokun duke plagosur 3 efektivë

Korçë - Thyen postbllokun duke plagosur 3 efektivë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

23:20 | 31/03/2023
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

23:14 | 31/03/2023
Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

23:10 | 31/03/2023
FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

23:00 | 31/03/2023
Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

22:50 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –
  • Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –
  • FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –
  • Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –
  • Po sa sëmurën fëmijët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com