Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur tek ish-Rajoni Policisë, ndërsa sipas informacioneve të marra, mësohet se shkak për flakën është bërë aspiratori, i cili ishte lënë ndezuar për një kohë të gjatë.
Në vend ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia.