Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e Krujës, ndërsa magnituda ka qenë 3.8 ballë e shkallës Rihter.
Përveç panikut të shkaktuar te qytetarët, nuk raportohet që të ketë dëme materiale apo në njerëz të lënduar.