Lehtësia shpërfillëse e vrasjeve të shumëfishta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lehtësia shpërfillëse e vrasjeve të shumëfishta

17:05 | 25/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Fjolla Spanca

Të shkruash mbi vrasjen duke i transformuar imazhet nëpërmjet justifikimeve të bujshme se “vrasësit u cytën nga morali i keq i të vdekurve”, është gati njësoj si me e pasë planifiku krimin bashkë me dorasin. Raportimet për mbytjen e grave me një diskurs shpërfillës e të ftohtë shpalosin indiferencën e idhët të një shoqërie që e ka humbur dhimbshurinë dhe dinjitetin. Ky soj raportimi nxjerrë në pah edhe vlerën e imët të një zanati që peshën po ja humbin disa gazetarë a redaktorë të nxitueshëm e të paditur.

Gazetarët si dritë në fund të tunelit

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Vitet e brishta ‘97-‘98-‘99 i ruaj në arkivin e kujtimeve si stinë zhurmuese plot me frikë, trishtim e dhimbje. Anise fare e njomë në moshë, isha rritur mjaftueshëm për t’i rrokur imazhet e një lufte që as fillonte e as mbaronte! Një soj vdekje e ngadaltë që rrëmbente furishëm djemë e vajza t’reja, gra, burra, pleq e fëmijë akoma të palindun.

Të rrethuar nga tanket e terrori serb, për ne aso kohe ishte fort e rëndësishme që lajmet për masakrat e vazhdueshme të dilnin sa ma parë si thirrje e paepun Lirie e Çlirimi. Të pafuqishëm e të pamjaftueshëm, konsideronim se media mund të kthehej në “shtegdalje” për fatin tonë të idhët. Natyrisht, mundësitë e manipulimit të lajmeve dhe pamjeve nga ana e agresorit ishin të panumrueshme, fakt ky që na shqetësonte! Justifikimet për vrasjet masive të burrave mund të ishin nga më të larmishmet sikurse “pretendimet” për ngacmim nga ana e grave, të cilat “duhej te dhunoheshin” nga paramilitarët e çetnikët.

Në të tilla situata, më shumë se kurrë njeriu e dëfton prej afër madhështinë e punës së kryer me përsosuni; punës së qëndisur me zemër e profesionalizëm! Në vatrat e luftës, aty ku fryma lehtësisht mund të kthehet në numër të papërfillshëm, sidomos gazetarët janë heronj! Gazetarët, ata që misionin fisnik të zanatit e kanë vendosur si amanet përgjatë shtegtimit e rritjes profesionale bëhen shpëtimatar. Gazetarët që pakompromis e kërkojnë të vërtetën; ata të cilët falin shpresë përmes Fjalës e Pamjes; gazetarët që nuk paragjykojnë e as nxitojnë të mbulojnë krimin për kusuret e grupeve të caktuara të interestit, janë hiç më pak se sa Triumfues në secilën shoqëri shpirtërsisht e mendërisht të shëndetshme!

Heroizimi i Vrasësit

Disa ditë para, kryeqyteti u shkund sërish prej piskamës së një gruaje që dha shpirt në sytë e së bijës, krejt të vockël. Për ironi, e gjithë ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pasi policia u largua nga shtëpia ku e ndjera J.H. jetonte prej vitesh, strehë të cilën po gatitej për ta braktisur. “I idhnuari dhe i shqetësuari” kunati A.T., me indinjatën e një të pamunduri për ta kontrolluar mllefin, pasi fik kamerat që mbulonin shtëpinë zbaraz plumbat e armës mbi trupin e një gruaje që “nuk ishte aq e fuqishme sa të fluturonte” prej oborrit të një familjeje që sipas dëshmitarëve, nuk ja kishte kursyer kërcënimet ndonjëherë!

Lajmi për vrasjen e J.H. morri dhenë shpejtë asaj darke sikurse gara për ta publikuar fotografinë e viktimës dhe domosdo hamendësimi mbi shqetësimet që mund ta kishin “shtyer” vrasësin për ta kryer krimin. Pamjet e shtëpisë ku mbeti e pafrymë viktima u shoqëruan me pyetjet bajate të gazetarëve drejtuar komshinjve rreth mënyrës së si sillej J.H. dhe në kishte dhënë publikisht “shenja shqetësuese” vrasësi i arratisur.

Për më tepër, një grusht portalesh qesharake, aq të nxituara e joprofesionale; portale e gazetarë nga ata që kopjojnë lajmet dhe i shpërndajnë ato me shpejtësinë e erës veç sa për të vjedhur ca klikime; portale e gazetarë që lajmin as e kontrollojnë as e filtrojnë; gazetarë që në vend të lajmit nxjerrin shkarravitje; gazetarë që harrojnë se vrasja apo mbytja e një njeriu është po aq e rëndë sa përdhunimet në fushëlufte a diku në rrugicat që bien erë kërmë, u ngutën të thoshin “dy fjalë të mëdha” … këta qytetarë pa qytetari, turravrap u hodhën në sulm mu në datën 15 shtator 2020 rreth orës 19:10-19:50 të kallzonin se “dyshohej që vrasja e J.H. ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohej se kunatit nuk i kishin pëlqyer disa sjellje të nuses (për saktësim, ish-nuses) së vëllait të tij”.

Kështu, lehtë-lehtë prej ca gazetarëve vrasja pasqyrohej si një “domosdoshmëri” për të vënë në vend drejtësinë e munguar nga “policia e moralit dhe nderit” … lehtë-lehtë vrasësi lartësohet dhe pastrohet prej secilës grimcë të përgjegjësisë kundrejt së vetmës vepër që nuk zhbëhet kurrë: vrasjes! Pushkatimit! Çnjerëzimit.

Zvetënimi i figurës së gruas

Në një “epokë vetkomunikimi” përçasja ndaj problemeve, besueshmëria e lajmeve si dhe kostot etike të publikimeve janë kthyer në dilema të mëdha. Sa shtohen portalet e televizionet, po aq bie cilësia dhe serioziteti i punës. Kultura jonë me gjithë vrazhdësinë dhe mangësitë vazhdon të shpërfaqet në shkrime, sidomos nëpërmjet “tjerrjës së lajmeve”, të cilat duken si spektakël (i shëmtuar) që përthith vëmendjen e një targeti të caktuar, duke mos u brengosur aspak për çfarë u shkaktohet atyre, mbi të cilët raportojmë.

Gazetarët e ditëve tona harrojnë ta çojnë misionin fisnik të gazetarisë deri në fund: ata neglizhojnë forcën që mund të kishte fjala e tyre në proceset e llogaridhënies së institucioneve dhe për më tepër neglizhojnë në plotni fuqinë e Gjuhës për ta ndryshuar opinionin e shoqërisë.

Mediat dhe gazetarët pa etikë shpesh herë e afrojnë ngjarjen tek publiku me zero ndjeshmëri e maturi. Kështu, dy-tre paragrafët që ata i “shesin” për artikull rëndom janë tendencioz, mbajnë anën e njerës palë, zhbirilojnë jetën private të viktimës duke “shpikur lloj-lloj hipotezash” për të kallzuar me një “lehtësi të lakmueshme” se “viktimat nuk ishin (zakonisht) gra të urta ose qenë bashkëshorte ‘me moral jo të mirë’ e të padëgjueshme”.

Me a pa vetëdije, kur bëhet fjalë për gratë e vrara “gazetarët bashkëpunojnë” me krimin duke mos reaguar denjësisht përgjatë ndërtimit e transmetimit të lajmit, sidomos kur gjuha e përdorur e humb efektin e evidencës. Në gazetarinë e vendit tonë sot mungojnë balancat dhe ekuilibri, mungon përgatitja dhe vigjilenca humane. Pak e dallojnë vërtetësinë nga spekulimi gjersa normat redaktoriale nuk aplikohen e për rrjedhojë agresori a vrasësi mbrohet deri në pikën sa vritet së dyti, viktima.

Çfarë mungon në gazetarinë e epokës sonë?

Që gazetaria po kalon nëpër kriza të thekta, për këtë nuk ka më dyshime, madje dëgjohen zëra teksa pohojnë se numri i lexuesve ka rënë aq sa krijohet përshtypja sikur po humbet forca e dikurshme e pushtetit të katërt. Megjithëkëtë, paralelisht shumë profesionistë e ekspertë të fushës janë vënë në kërkim të alternativave të cilat përtej ndjesisë së presionit për të thënë diçka, përqëndrohen tek “rivitalizimi” i gazetarisë.

Sheshit dallohet se komunikimi me gjuhën e stereotipeve, papërgjegjshmëria e gazetarëve dhe politikat e ulëta redaktoriale kanë sjellur mungesë debati e madje gazetarinë e ka kthyer në një “nxitëse të krimit”. Siç do të thoshte Veronique Mistiaen tejngopja me lajmet negative, të cilat e vjedhin kollaj vëmendjen ka bërë që qytetarët të mbeten të mpirë, të shkëputur, të dëshpëruar dhe të zemëruar. Prandaj, sa më parë duhen aplikuar të tjera modele gazetarie, përmes së cilave do të mundësohej rilidhja me audiencën dhe përfshirja e saj në çështjet jetike. Mistiaen shkruan se ne kemi nevojë për një gazetari që do t’i shërbente më mirë shoqërisë dhe demokracisë. Nga ana tjetër edhe Katharine Viner nga “The Guardian” vë theksin tek përdorimi i platformave mediatike si “ushqyese” të imagjinatës me ide shpresëdhënëse e alternativa të freskëta. Sipas Viner nuk mund të kritikohet status quo-ja pa i eksploruar idetë e reja që do ta zhvendosnin atë. Prandaj gazetaria mbi të gjitha, duhet të ndërtojë shpresë!

Në kontekstin shqiptar a kanë mediat potencial për ndërtimin e shpresës?

Raportimet për vrasjen e fundme në Tiranë nuk lanë shumë për të ëndërruar. Dhjetë ditë para mënyra se si u transmetua fatkeqësia e një nëne a gruaje që më nuk jeton mes nesh, më solli shumë vegime prej luftës që ka lënë njolla kurrë të shlyera në mendjen time. Fundja, vrasësit nuk kanë komb e ngjyrë. Kurse vrasjen vetëm një gazetari e mirë mund ta kthejë në mësim të vyer dhe përvojë që nuk duhet përsëritur më.

Mbase, sikur gazetarët të rizgjoheshin nga kllapia e kahmotshme që i ka këputur fijet e së mirës dhe dinjitetit, atëherë mund të ndeznim llambat e pritjes së një kohe, më të lehtë e më të begatë! Mbase, kur gazetarët do të shpalosnin raporte e shkrime të ndërtuara në bazë të hulumtimeve serioze, përmes së cilave përshkruajnë paanshëm të gjithë cepat e ngjarjeve; kur gazetarët thellohen tek mundësitë që çojnë në zgjedhjen e konflikteve, ndërtimin e urave ndërmjet aktorëve të ndryshëm, fuqizimin e të mohuarve dhe depolarizimin e shoqërisë; mbase atëherë gratë që kanë ikur prej këtij vendi mundësipak do ta gjenin paqenë e mohuar kurse gazetarisë i kthehej vlera e munguar dhe shoqëria do t’i gëzohej Lirisë së Shpresës.

Etiketa: çetnikëtFjolla SpancaKatharine VinerLehtësia shpërfillëse e vrasjeve të shumëfishtaparamilitarëttejngopjaThe GuardianVeronique Mistiaen

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Humbi dy vëllezërit nga COVID-19/ Pedagogu rrëfen ngjarjen: Askush nuk na thotë përse vdiqën njerëzit e mi (film)

Humbi dy vëllezërit nga COVID-19/ Pedagogu rrëfen ngjarjen: Askush nuk na thotë përse vdiqën njerëzit e mi (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com