Legalizimi i kanabisit? Ja shembulli i Kanadasë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Legalizimi i kanabisit? Ja shembulli i Kanadasë

19:49 | 08/04/2022
në Uncategorized
0

Nga Jeta Dedja

Studimet kanadezë të vitit 2021, të ndërmarrë tre vjet pas legalizmit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe përdorimit të kanabisit, nuk janë shumë optimistë për efektet pozitivë që solli ky ligj. Në aspektin e shëndetit publik dhe mendor, shifrat tregojnë shtim në radhët e përdoruesve duke theksuar tendencën në rritje të përdoruesve të vegjël dhe të të rinjve. Gjithashtu është rritur numri i personave me varësi. Janë shtuar rastet e aksidenteve nën efektin e substancës. Tregu i zi lulëzon në çdo stinë, e si rrjedhojë publiku nuk është i mbrojtur.

Përveç këtyre, një anë ekstra e bezdisshme është era e keqe, e padurueshme rrugëve apo vendeve publike. Na rroftë shalli në dimër! Plot nxënës të shkollave të mesme fshihen nëpër ËC ose skutat e oborreve, dhe më pas nuk janë më për shkollë. Totalisht të demotivuar, disa flenë në klasë, disa qeshin pa lidhje, disa prishin orën e mësimit e shkaktojnë trazira.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Edhe pse ligji kanadez e ndalon t’u shesësh ose t’u japësh kanabis të rinjve nën 18 vjeç (ose 21 në Québec), nën kërcënimin e një dënimi deri në 14 vjet burg, adoleshentët mendojnë se përderisa produkti shitet në dyqan për të rriturit atëherë gjithçka është ok, njëlloj si cigaret që mbartin shënimin “duhani shkakton kancer”, lojë probabiliteti. Ata gjejnë mënyrat ta sigurojnë; tregu i zi.

Sipas Këshillit Kanadez të Kanabisit, që përfaqëson më shumë se 700 prodhues të licensuar dhe përpunues të kanabisit në Kanada, qeveria kanadeze merr notën 7 sa i përket masave për ruajtjen e fëmijëve nga kanabisi dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Ndërsa lidhur me luftën ndaj tregtimit të paligjshëm, taksimit, ndërgjegjësimit dhe edukimit të popullatës si dhe zbatimeve financiare, qeveria kanadeze ngel në klasë.

Pse u legalizua tregtimi i kanabisit në Kanada? Që paraja të kalonte nëpër kanale zyrtare, të rritej kontrolli. Por realiteti tregon të kundërtën. Tregu i paligjshëm i kanabisit kap rreth 50 % të biznesit, duke bërë që miliarda dollarë nga shitja të mos kalojnë nga zyra e taksave kanadeze.

Tani imagjinoni Shqipërinë nëse kanabisi fiton statusin e produktit të ligjshëm dhe bëhet i arritshëm nga kushdo.

Do hapen vende të reja pune? Po. Do fitojë shteti ca para? Po, por a mendoni që informaliteti do marrë fund? Nuk do ketë treg të zi me çmim më të lirë? Si do garantohet mbrojtja e fëmijëve dhe shëndeti publik nga një shtet që ngel në klasë me detyrat më elementare?

Apo do ngrihet njësia e posaçme e kontrollit, e më pas njësia që kontrollon njësinë e kështu me radhë duke fryrë nga një anë e shfryrë nga ana tjetër?

Mendoni se tregtarët e ligjshëm apo të paligjshëm do vrasin mendjen për shëndetin e fëmijëve? Jo.

Kush do përfitojë? Ata që kanë përfituar deri më sot.

Kush do dëmtohet? Fëmijët, familja, shoqëria.

Prandaj hesapet duhen bërë mirë para se të propozohen e miratohen ligje.

 

Etiketa: Jeta DedjaKanadasekanabisitLegalizmishembulli

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Lufta në Ukrainë/ Reagon Biden: Rusia po shkakton mizori, po vret civilë të pafajshëm

Lufta në Ukrainë/ Reagon Biden: Rusia po shkakton mizori, po vret civilë të pafajshëm

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com