Zëvendëskomandanti i njësisë Azov, lajmëron nga brendësia e fabrikës së çelikut një operacion

0
63

Në fabrikën e rrethuar të çelikut, Azovstal në Mariupol, besohet se gjenden edhe disa luftëtarë ukrainas, edhe pse megjithëse është e paqartë se sa janë në numër brenda uzinës.

Lidhur me këtë çështje zëvendëskomandanti i njësisë Azov, Sviatoslav Palamar ka publikuar një video mesazh në rrjetin e tij social Telegram ku ka shkruar lavdi Ukrainës duke përmendur se sot ka qenë dita e 85 e luftës që nga fillimi i saj, dhe se përmes këtij postimi ai ka lajmëruar se do të jetë prezent në ambientet e uzinës Azovstal.

“Lavdi Ukrainës! Është dita e 85-të e luftës. Unë dhe udhëheqja jemi në ambientet e uzinës Azovstal. Po ndodh një operacion i caktuar, detaje të të cilit nuk do t’i ndaj. Falënderoj të gjithë botën dhe Ukrainën për mbështetjen. Shihemi”.

Nuk është e qartë se çfarë operacioni po i referohej, por besohet se bëhet fjalë për ndonjë kundërsulm.

Rusia thotë se më shumë se 1700 luftëtarë janë dërguar në zonat e kontrolluara nga Rusia, ku kjo e fundit ka njoftuar se ata mund të dalin para drejtësisë ruse.