Mohamed Salah një ditë pasi pësoi dëmtimin në finalen e “Champions League” deklaroi se do të ishte i gatshëm për Botërorin, por duket se kjo nuk është e mundur pasi është zbuluar se doktorët nuk kanë dashur ta mërzisin më shumë atë.
“Mbreti” i Egjiptit udhëtoi dje në Spanjë, pasi në qytetin e Valencia-s do të kryejë fazën e riaftësimit me fizioterapistin e Liverpool.
Sot raportohet se ka shumë gjasa që egjiptiani të humbasë takimet e para në grup ndaj Uruguajit dhe Rusisë, më 15 dhe 19 qershor, ndërsa prania e tij në fushë ndaj Arabisë Saudite, më 25 qershor, është thuajse e sigurt.
Koha e riaftësimit vlerësohet nga 3 deri në 4 javë, por po bëhet e pamundur që ai të jetë gati të paktën për takimin e dytë me përfaqësuesen e vendit organizator.
“Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin. Nuk është koha të ndihemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale”, deklaroi fizioterapisti Rubens Pons.
Në Egjipt shpresojnë të mrekullia, pasi një lojtar si Salah bën diferencën në fushë.