Gjykata e Apelit në Tiranë mori vendimin ditën e sotme për të ndalur punimet në Valbonë, për ndërtimin e hidrocentraleve.
Në një seancë të mbyllur, Gjykata ka vendosur të miratojë kërkesën e 27 banorëve dhe OJF TOKA për të pezulluar punimet e Dragobia Energy.
Punimet janë pezulluar deri në daljen e vednimit përfundmitar të Gjykatës në lidhje me këtë çështje.
Gjykata vendosi, “Pranimin e Kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke kërkuar pezullimin e punimeve në zbatim të aktit administrativ, Vendimit të K.K.T, Nr. 12, dt 10. 11 2017, “Për miratimin e shtyrjes së Lejes së Ndërtimit të Hidrocentralit Dragobia, Komuna Margegaj Qarku Kukës, deri në përfundimin e gjykimit të Çështjes”.
http://www.newsbomb.al/lajm-i-jashtezakonshem-gjykata-vendos-te-ndalen-punimet-ne-valbone-124105