Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Bëhet me dije se na shpërthyer në flakë një pikë e mbushjes së gazit në zonën e Porto Romanos. Burime tregojnë se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, është bërë menjëherë largimi i banorëve nga zona, pasi shumë familje ishin në rrezik. Zjarrfikësja është në vendngjarje dhe ka nën kontroll situatën e flakëve. Nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, por polica po heton për të zbardhur më tej ngjarjen.
Ndërsa kujtojmë se raste të tilla janë përsëritur edhe më parë në vend, sidomos më bombolat e gazit pasi pikat e mbushjeve nuk tregohen të përgjegjshme dhe nuk respektojnë standardet europiane për sigurinë.