Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me presidentin Bajram Begaj në institucionin e Presidencës. Siç shihet dhe nga pamjet, eskorta e kryeministrit është fotografuar në hyrje të Presidencës.
Kujtojmë se ky është takimi i parë i Ramës dhe Begajt në Presidencë pas marrjes së detyrës së kreut të shtetit nga ky i fundit. Deri më tani thuhet se takimi është informal.