Lëkundje të forta sizmike janë raportuar ditën e sotme në qytetin Elbasanit dhe disa qytete të tjera. Sipas EMSC, magnituda e tërmetit ka qenë 4.0 e shkallës Rihter, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.
Mësohet se thellësia e valëve ka qenë 10 kilometra ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të Tiranës, por lëkundjet janë ndjerë në disa qytete.