Gjendet një makinë e djegur në tunel në lagjen Dritas, pranë Rinasit. Mësohet se bëhet fjalë për një automjet tip “Range Rover”.
Hetuesit besojnë se ky mjet i vjedhur në janar, dyshohet se është përdorur në një nga ngjarjet e rënda kriminale të regjistruara së fundmi. Ka pasur dyshim se ky automjet është përdorur nga një personazh i krimit të kësaj zone. Janë duke u parë dhe kamerat e sigurisë, për të parë se ku ka qenë mjeti “Range Rover”.