Ndeshja mes Lacios dhe Atalantës është mbyllur në barazim pa gola. Kjo lojë pritej të ishte një spektakël mes dy prej skuadrave që shënojnë më shumë në Serinë A, por që nuk rezultoi kështu.
Në këtë ndeshje u aktivizuan tre shqiptarë. Për Lacion luajtën Hysaj dhe Strakosha, ndërsa për Atalatnën Gjimshiti.
Një barazim që nuk u vlen ekipeve, pasi të dyja rrezikojnë të humbasin pozicion në renditje pasi kundërshtarët janë shumë afër.
LACIO-ATALANTA 0-0